Me vendim të Këshillit të Ministrave, është vendosur krijimi i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra Fiskale)”.
Qëllimi i këtij vendimi është:
a) krijimi i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra Fiskale)” dhe përcaktimi i autoritetit përgjegjës për administrimin e saj;
b) përcaktimi i të dhënave të nevojshme për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si dhe rregullave për mbledhjen dhe menaxhimin e tyre.







