Kjo e mërkurë sjell mot kryesisht të qëndrueshëm dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, herë pas here do të ketë kalime vranësirash, më të dukshme në zonat malore, ku priten edhe alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave.
Temperaturat në orët e mëngjesit janë regjistruar rreth 6°C, ndërsa gjatë mesditës pritet të rriten deri në 18°C, duke krijuar kushte të këndshme pranverore.







