Shqipëria do ta nisë këtë të enjte me kushte përgjithësisht të qeta atmosferike. Pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa gjatë ditës priten intervale me vranësira.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të jenë të kufizuara dhe kryesisht gjatë orëve të paradites. Më të mundshme ato janë në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të jetë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me intensitet mesatar rreth 7 m/s. Në zonat malore dhe përgjatë bregdetit, për shkak të forcimit të saj, shpejtësia mund të shkojë deri në 15 m/s.

Edhe në det pritet një situatë përgjithësisht e qetë, me dallgëzim që varion nga 1 deri në 3 ballë.

Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, me reshje të pakta dhe të përqendruara në zona të caktuara.