Sot vendi ynë do të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore lindore e juglindore, kryesisht pas mesditës.

Në jug priten reshje të dobëta shiu dhe shtrëngata të izoluara në lindje e juglindje gjatë mesditës, të cilat do të ndërpriten gradualisht pasdite.

Era do të fryjë e lehtë nga verilindja në veriperëndim, ndërsa deti do të ketë valëzim të ulët, 1-3 ballë.