Dita e martë pritet të karakterizohet nga një mot i ndryshueshëm në të gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave dhe reshje shiu të dobëta e të herëpashershme.
Në veri, reshjet mund të jenë më të shprehura në momente të caktuara, duke u shoqëruar me shtrëngata, bubullima dhe lokalisht edhe breshër.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 4–7 m/s. Në zonat bregdetare, deti parashikohet me forcë 1–2 ballë.







