Për ditën e enjte, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të shpërndara, herë-herë më të dendura, duke kufizuar diellin në disa zona.

Reshjet do të jenë të dobëta dhe të shpërndara gjatë gjithë ditës. Në orët e para të mëngjesit, shiu pritet të prekë pjesën më të madhe të territorit, duke u reduktuar gradualisht pas mesditës, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore.

Në zonat malore mbi 1200 metra në verilindje, lindje dhe jug-lindje, priten reshje bore të dobëta, kryesisht në formë të shkurtër dhe të shpërndarë.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja dhe juglindja, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në bregdet dhe luginat kryesore, era mund të arrijë deri në 12 m/s, duke sjellë ndjesinë e një moti më të ftohtë.