Moti në vendin tonë këtë të premte paraqitet i qëndrueshëm, me kushte të favorshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës priten kthjellime të herëpashershme, ndërsa në orët e pasdites do të ketë shtim të vranësirave, por pa reshje të konsiderueshme.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, duke arritur shpejtësi deri në 6 m/s, ndërsa në momente të veçanta mund të forcohet deri në 12 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, me forcë 1 deri në 2 ballë.