Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites priten kalime të lehta vranësirash.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina mund të arrijë deri në 10 m/s. Deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten me valëzim të ulët, nga 1 deri në 2 ballë.







