Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi. Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Salo Halili”.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Sh., banues në këtë lagje, i cili dyshohet se ka rënë nga pallati ku jetonte, në rrethana që lidhen me gjendjen e tij të rënduar emocionale.

Autoritetet po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.