Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e ka cilësuar protestën e 24 janarit si një “lum njerëzor” dhe një shpërthim revolte kundër asaj që ai e quan “narko-regjimi”.
Sipas tij, pjesëmarrja masive, veçanërisht e të rinjve, i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë se qytetarët refuzojnë të jenë më “të vjedhur, të nëpërkëmbur dhe të shtypur”.







