Ditën e Hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me kalime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura, veçanërisht në zonat malore të veriut.
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, në këto zona priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat jugperëndimore e luginore, era mund të forcohet duke arritur deri në 18 m/s.
Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon pritet një valëzim i moderuar, me forcë 3 deri në 5 ballë.






