Për ditën e hënë moti do të jetë kryesisht me kthjellime, por gradualisht me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje të dobëta shiu priten në jug pasdite dhe mbrëmje, ndonjëherë me shtrëngata të shkurtra. Era do të fryjë verilindje–veriperëndim 7–16 m/s, ndërsa deti do të ketë valëzim 2–3 ballë.







