Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka miratuar disa ndryshime në komisionet parlamentare dhe grupet e miqësisë.

Sipas njoftimit, deputeti Pirro Vengu është caktuar kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Francë dhe anëtar në grupet Shqipëri-SHBA dhe Shqipëri-Zvicër.

Ndërsa deputetja Elisa Spiropali është caktuar anëtare në grupet e miqësisë Shqipëri-SHBA, Shqipëri-Izrael dhe Shqipëri-Gjermani.

Të dy u shkarkuan më herët nga detyrat ministrore pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar.