Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur masa ndëshkuese pas tensioneve të forta në seancën plenare të së enjtes. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përjashtuar nga punimet për 20 ditë.

Ndërkohë, edhe deputetja demokrate Elda Hoti është ndëshkuar me 10 ditë përjashtim, ndërsa për Albana Vokshin nuk është marrë asnjë masë.

Kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin e tre deputetëve të PD-së është shqyrtuar pjesërisht, duke çuar në marrjen e masave vetëm për Nokën dhe Hotin.

Nga ana tjetër, Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës.