Nga Elisa Kocaqi
Udhëtimet na bëjnë të lumtur sepse na nxjerrin nga rutina e përditshme dhe na japin një ndjesi lirie. Kur udhëtojmë, shohim vende të reja, njohim njerëz të ndryshëm dhe përjetojmë emocione që nuk i përjetojmë çdo ditë. Kjo na ndihmon të harrojmë stresin dhe lodhjen.
Edhe ndryshimi i mjedisit dhe kontakti me natyrën na qetëson mendjen. Udhëtimet na ndihmojnë të mendojmë më pozitivisht, të krijojmë kujtime të bukura dhe të ndihemi më mirë me veten. Për këtë arsye, edhe një udhëtim i shkurtër mund të na sjellë shumë lumturi.






