Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në drejtimet politike të qarqeve dhe njësive të Tiranës.

Sipas vendimeve të miratuara, Eduard Shalsi nuk do të drejtojë më strukturat politike të Kukësit, duke u angazhuar tani në një njësi në kryeqytet. Po ashtu, Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e një njësi tjetër në Tiranë.

Në Njësinë Nr. 5 të kryeqytetit janë caktuar tre emra të njohur të PS-së: Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe. Po ashtu, Elisa Spiropali pritet të drejtojë një njësi tjetër në kryeqytet.

Sipas Partisë Socialiste, këto ndryshime bëhen për të forcuar organizimin dhe prezencën e saj në Tiranë, në kuadër të riorganizimit të strukturave partiake.