Pasdite e kësaj të mërkure dhe të enjtes, sipas Institutit të Gjeoshkencave, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Sipas IGJEO, në 24 orët në vijim, reshje të dobëta priten edhe në qarqet e tjera.

Temperaturat do të pësojnë ulje ditën e enjtes me gati 3 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë 1 gradë, ndërsa ato maksimale jo më shumë se 15 gradë Celsius.