Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuman, Roskovec, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i dha fund jetës.

Djali i çiftit ka dëshmuar se në momentin e ngjarjes ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë. Ai tregoi se i ati kishte sjellje konfliktuale dhe se debati i fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë, për një çështje të vogël në oborr, që përfundoi edhe në polici.

Sipas tij, nëna shpesh i dilte në mbrojtje. Pasi u kthye në banesë, ai i gjeti prindërit pa shenja jete dhe njoftoi familjarët dhe policinë.

Dyshohet se arma e krimit ishte e vjetër, e fshehur prej kohësh që nga viti 1997, dhe është përdorur dy herë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.