Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar një incident të pazakontë dhe mjaft të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë rikuperimit nga një dëmtim serioz, duke pranuar se “nuk e përmbajti dot veten” teksa stërvitej për t’u rikthyer në formë.
Sulmuesi i lindur në Malmo, tashmë 44 vjeç, numëron 122 paraqitje me Suedinë dhe 62 gola të shënuar. Ai i vari këpucët në gozhdë në vitin 2023, pas një periudhe të dytë me Milanin.
Në një intervistë për transmetuesin ballkanik Arena Sport, Ibrahimovic tregoi për një episod të pakëndshëm që ndodhi gjatë rikthimit nga një dëmtim i dyfishtë në gju.






