Sot në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës, me fokus interpelancat dhe disa projektligje të rëndësishme.

Në seancë pritet të thirren për raportim disa ministra, mes tyre Ermal Nufi (Mbrojtja), Mirela Kumbaro (Arsimi), Evis Sala (Shëndetësia) dhe Andis Salla (Bujqësia).

Gjithashtu, do të zhvillohet një përballje pyetje–përgjigje mes Jorida Tabaku dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj.

Në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbaleve, disa interpelanca, si dhe shqyrtimi i projektligjeve që lidhen me shërbimet, arsimin, energjinë dhe taksat.