Reshje shiu të dobëta nisin në mëngjes në ultësirën perëndimore dhe përhapen gradualisht në gjithë vendin gjatë ditës, me ndonjë shtrëngatë të shkurtër në zonat malore. Në mbrëmje dobësohen dhe mbeten kryesisht në jug dhe verilindje.
Në zonat malore mbi 1000–1200 m priten reshje të dobëta dëbore.
Era fryn e lehtë (rreth 5 m/s), ndërsa deti ka valëzim të ulët (1–2 ballë).