Screenshot

Shqipëria do të zbresë për herë të parë në fazën “play-off” të kualifikueseve për Botërorin 2026. Në gjysmëfinale, kuqezinjtë përballen me Poloninë, në një sfidë që do të luhet në Varshavë duke nisur nga ora 20:45.

Takimi do të vendoset në një ndeshje të vetme dhe, në rast barazimi, gjithçka do të zgjidhet me penallti. Shqipëria synon të shkruajë historinë, teksa ende nuk ka arritur të fitojë në transfertën polake.

Ndërkohë, trajnerët Silvinjo dhe Jan Urban kanë publikuar formacionet zyrtare, duke i dhënë fund çdo dileme. Nuk mungojnë as surprizat në zgjedhjet e tyre.