Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit.

Një i moshuar, identifikuar si S. P., 73 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali, teksa po konsumonte kafen e mëngjesit.

Policia njofton se, paraprakisht, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

“Në orën 08:20, shtetasi S. P., 73 vjeç, humbi jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të shkaqeve natyrale,” bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.