Pas ditëve të pushimit, rikthimi në punë mund të duket më i vështirë nga sa e kishim menduar. Ritmi i ngadaltë i pushimeve zëvendësohet papritur me angazhime, orare dhe përgjegjësi.
Ekspertët këshillojnë që rikthimi të bëhet gradualisht. Mos u përpiqni të përfundoni gjithçka që ditën e parë. Niseni mëngjesin duke përcaktuar disa prioritete dhe lini hapësirë për t’u përshtatur sërish me ritmin e punës.
Një gjumë i rregullt, ushqimi i mirë dhe pak kohë për veten gjatë ditës mund të ndihmojnë në përmirësimin e përqendrimit dhe energjisë.
Pushimet mbaruan, por kjo nuk do të thotë se duhet të mbarojë edhe qetësia që morëm prej tyre. Sepse rikthimi në punë nuk ka pse të nisë me stres, por me një ritëm të ri dhe më të organizuar.






