Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në gjykatë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 175/1/4 të vitit 2024 ndaj Arbër Trokës, Miranda Shkurtit, Nikollaq Mihalit, Almir Hoxhajt, Erjon Zemanajt dhe Admir Pahumit.
Çështja u shqyrtua me gjykim të shkurtuar. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pushimin e akuzës ndaj të pandehurve për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.






