Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në Kuvend theksoi se nismat ligjore kanë vlerë vetëm kur sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Ajo kritikoi qeverinë për qasjen ndaj integrimit europian, duke kundërshtuar idenë e përshpejtimit të integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët dhe Schengen pa përfunduar transformimi institucional dhe demokratik.

“Bashkimi Europian nuk është vetëm një treg pa tarifa, por një rend demokratik mbi institucione të forta dhe barazi para ligjit,” tha Tabaku, duke paralajmëruar se përfitimet ekonomike pa standarde demokratike mund të dëmtojnë procesin e integrimit dhe qeverisjen në vend.