Shqipëria do të përfshihet gjatë kësaj jave nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, me temperaturat që pritet të kalojnë sërish mbi 40°C në disa zona të vendit.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ditët në vijim do të karakterizohen kryesisht nga mot i kthjellët dhe i nxehtë, ndërsa e mërkura pritet të jetë dita më e nxehtë e javës.
Nuk parashikohen reshje shiu, ndërsa situata atmosferike pritet të mbetet e qëndrueshme përgjatë pjesës më të madhe të javës.
Një lehtësim i temperaturave pritet në fundjavë, kur termometri mund të shënojë një rënie prej rreth 4–5 gradësh Celsius, duke sjellë kushte disi më të përballueshme pas ditëve të nxehta.







