Një zjarr i madh ka shpërthyer të martën në një autobus në Kerzë, Zvicër, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 6 personave dhe plagosjen e 5 të tjerëve, sipas autoriteteve lokale. Fotot dhe videot e dëshmitarëve tregojnë automjetin të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por disa dëshmi flasin për një person që i ka vënë flakën vetes brenda autobusit. Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa zona është rrethuar nga autoritetet dhe qytetarëve u kërkohet të mos afrohen. Autoritetet do të japin më shumë informacion sapo të kenë një pamje më të qartë të ngjarjes.






