Çmimi i naftës në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës është rritur nga 182 lekë/litër më 6 mars, në 198 lekë/litër sot. Rritje është regjistruar tek kompanitë “Kastrati”, “Alpet”, “Gega” dhe “Elda”, ndërsa benzina shitet me 188 lekë/litër.

Shoqata e Hidrokarburave shpjegon se ndryshimet pasqyrojnë luhatjet në bursat ndërkombëtare: çmimi i naftës ka arritur deri në 103 USD/fuçi dhe më pas ka rënë në 90 USD/fuçi pas deklaratave të presidentit Trump. Në vend, rritja e çmimeve të pakicës nisi më 4 mars dhe ka vijuar gradualisht.

Burimi: Monitor