Tre të rinj kanë humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë pas një aksidenti tragjik të regjistruar rreth orës 02:22 të mëngjesit në Manëz të Durrësit.

Sipas Policisë, një automjet që drejtohej nga 25-vjeçari K. V. ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një bordurë betoni në rrugën dytësore.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, 26-vjeçarja S. B. dhe 15-vjeçari A. M., kanë humbur jetën në vend. Dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.