Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta do të tregtohet me 193 lekë/litër, ndërsa benzina me 179 lekë/litër. Vendimi ka hyrë në fuqi nga ora 13:30 dhe mbetet aktiv deri në njoftimin e radhës, ndërsa operatorët paralajmërohen për masa në rast shkeljesh.







