Shqipëria pritet të përballet me një valë intensive të të nxehtit afrikan duke nisur nga dita e nesërme, ndërsa ditët e fundit të korrikut do të shënojnë një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, termometri do të ngjitet mbi 40 gradë Celsius në disa zona, ndërsa moti i nxehtë do të vijojë edhe gjatë ditëve të para të muajit gusht. Në disa rajone, temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.
Për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe lëngje, si edhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.





