Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës, e cila është e zhdukur që nga 22 maji 2010, ka folur sërish për ngjarjen në emisionin “Opinion”. Ajo kujtoi se mëngjesi i 22 majit ishte i zakonshëm, derisa Bleona po luante pranë një dyqani në fshat. Vajza e xhaxhait të saj, Qamilja, 17 vjeçe atëherë, e mori me pretekstin për të shkuar në mal.

Bukurie Mata tregoi se Qamilja u organizua me një grep, që u bë shkak për zhdukjen e Bleonës. Ato u ngjitën në mal për rreth 20 minuta, së bashku me pesë vajza të tjera më të rritura. Pas kthimit, vajzat pretenduan se kishin qenë duke ngrënë drekë, megjithëse ishte pasdite.