Screenshot

Bie sërish çmimi i karburanteve në vend. Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte çmimet e reja, duke ulur si naftën ashtu edhe benzinën.

Sipas vendimit më të fundit, nafta do të tregtohet me 198 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina do të shitet me 185 lekë për litër, nga 187 lekë/litri.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 15 maj 2026, në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Vendimi parashikon që:

  • Gazoili të tregtohet me pakicë jo më shumë se 198 lekë/litri dhe me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
  • Benzina të tregtohet me pakicë jo më shumë se 185 lekë/litri dhe me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut për zbatimin e detyrueshëm të çmimeve të përcaktuara, ndërsa në rast shkeljesh priten masa deri në pezullim aktiviteti.

Ndërkohë, sipas sqarimit zyrtar, për shkak se çmimet aktuale të karburanteve janë nën kufijtë e përcaktuar në aktin normativ të muajit prill, akciza do të vijojë të aplikohet në nivel të plotë, pra 100%.