Nga njëri skaj i vendit në tjetrin, fermerët po përballen me një realitet të hidhur. Prodhimet janë të bollshme, por çmimet kanë rënë aq shumë sa në shumë raste nuk mbulojnë as shpenzimet e mbjelljes, ujitjes, plehrave dhe fuqisë punëtore.

Shumë prej tyre po detyrohen t’i shesin prodhimet nën kosto, ndërsa të tjerë po i lënë në ara, pasi nuk gjejnë treg. Kjo situatë po rrezikon jo vetëm të ardhurat e fermerëve, por edhe të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

Thirrje emergjente Ministrisë së Bujqësisë: Duhet një plan i menjëhershëm për mbështetjen e fermerëve, garantimin e tregut dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Nëse bujqësia lihet në këtë gjendje, pasojat do t’i ndiejnë jo vetëm fermerët, por çdo familje shqiptare.

Sepse pyetja është e thjeshtë: Nëse fermeri nuk siguron dot bukën e familjes së tij, kush do ta mbajë gjallë bujqësinë shqiptare?