Screenshot

Drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë në autostradën Durrës–Tiranë duhet të kenë parasysh ndryshimet e përkohshme në qarkullim gjatë natës së 6 dhe 7 gushtit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në kuadër të punimeve për zgjerimin e segmentit rrugor, do të ketë bllokim të dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë.

Kufizimi do të zbatohet nga ora 00:00 deri në 04:30, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur në terren për të shmangur vonesat.