Pash parlamentin dhe disa fytyra të qeverisë, të veshur bukur, të lustruar deri në detaj, që zgërdhiheshin me njëri-tjetrin, sikur jashtë atyre mureve të mos kishte dhimbje, lot e fëmijë që kërkojnë drejtësi.

M’u zu fryma nga zemërimi. Më vloi gjaku dhe m’u mbush shpirti me një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.

Si mundeni?! Si mund të qeshni kaq të qetë, kur përballë keni dhimbjen e fëmijëve të këtij vendi? A ju ka mbetur qoftë edhe një pikë mëshire? A ju ka mbetur sadopak ndërgjegje, sedër apo turp?

Si mund ta mbani atë buzëqeshje në fytyrë, kur ka prindër që dridhen për fëmijët e tyre dhe fëmijë që dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat që u takojnë?

Çfarë zemre duhet të kesh që të shohësh dhimbjen e të tjerëve dhe të vazhdosh të qeshësh, sikur asgjë të mos ketë ndodhur?!

Nuk është çështja se si visheni, si dukeni apo sa bukur buzëqeshni para kamerave. Çështja është çfarë mbani brenda vetes, kur përballë jush vuajnë fëmijët e këtij populli.

Sepse pushteti mund t’ju japë karrige, privilegje e duartrokitje, por nuk mund t’ju japë atë që fitohet vetëm me ndërgjegje: dinjitetin njerëzor.

Dhe mbajeni mend: fëmijët e këtij vendi nuk janë numra, nuk janë pengesa dhe as armiq. Janë e ardhmja e Shqipërisë.

Një ditë, pushteti do të mbetet pas. Por lotët e fëmijëve, dhimbja e prindërve dhe mënyra se si u trajtuan do të mbeten në kujtesën e këtij populli.

Dhe pyetja që do të na ndjekë është kjo: Kur fëmijët kishin nevojë për drejtësi, ku ishte ndërgjegjja juaj?! 💔