Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të masës detyrim paraqitje për dosje “Partizani”.

Ai shihet teksa takon edhe disa mbështetës të tij, të cilët e kanë bërë “zakon” ta shoqërojnë teksa ai paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.