Në shumë fshatra të Myzeqesë, në Fier, Lushnje dhe Berat, pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje, situata mbetet ende e rënduar. Edhe sot, toka është e mbuluar nga balta, ndërsa prodhimet bujqësore janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Fermerët e këtyre zonave thonë se e gjithë mundi i tyre është zhdukur dhe se nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash. Ata shpresojnë që shteti dhe Ministria e Bujqësisë të vijojnë inspektimet në terren dhe të ofrojnë sa më shpejt ndihmë konkrete për të përballuar dëmet.

Banorët mbeten në pritje të mbështetjes, ndërsa situata në terren vijon të jetë shqetësuese.

Foto: Fshati Goriçan, qarku Berat.