Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që kafeja të konsumohet midis orës 9:30 dhe 11:30 paradite, periudhë kur niveli i energjisë fillon të ulet dhe organizmi përfiton më shumë nga efektet e saj.

Sipas specialistëve, një filxhan i dytë mund të pihet edhe mes orës 13:00 dhe 15:00, veçanërisht për ata që ndjejnë lodhje pas drekës. Megjithatë, rekomandohet të shmanget konsumimi i kafes pas orës 17:00, pasi mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

Mjekët theksojnë se moderimi është çelësi për të përfituar nga kafeja pa dëmtuar shëndetin.