Deputetët do të diskutojnë gjithashtu raportet e veprimtarisë së një sërë institucionesh kushtetuese dhe të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).
Në prag të seancës, Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar, e cila do të zhvillohet një orë para fillimit të punimeve. Gjatë saj pritet të merret vendimi nëse deputetët demokratë do të jenë pjesë e seancës plenare.




