Prej vitesh dëgjojmë premtime për mbështetje dhe reforma në bujqësi, por në terren situata mbetet e vështirë. Fermerët përballen me kosto të larta, mungesë subvencionesh reale dhe infrastrukturë të dobët vaditëse. Ndërsa zyrtarët flasin për strategji dhe projekte, prodhuesit vendas shpesh ndihen të lënë pas dore.
Nëse bujqësia do të jetë prioritet, atëherë nevojiten veprime konkrete dhe mbështetje e drejtpërdrejtë, jo vetëm deklarata. Përndryshe, “sytë nga bujqësia” rrezikon të mbetet thjesht një slogan i radhës.






