“Java e Gjelbër” ka përfunduar dhe ligjvënësit janë rikthyer në Parlament këtë pasdite, me rend dite që përfshin çështjet e ngritura nga zgjedhësit. Seanca po drejtohet nga zv/kryetarja Klodiana Spahiu. Kjo është gjithashtu seanca e parë pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.