Gripi ka ulur intensitetin e përhapjes, por mbetet i rrezikshëm. Stina e pranverës ka sjellë një rënie të ndjeshme të infektimeve nga tipi A, i cili dominonte këtë sezon. Specialistët e Shëndetit Publik raportojnë 12,500 të prekur në javë, një shifër shumë më e ulët krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa urgjencat dhe shtrimet në spitale janë përgjysmuar. Megjithatë, gripi ka shkaktuar një viktimë deri tani, një i moshuar që ndërroi jetë në janar për shkak të komplikacioneve.







