Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, për shkak të përshkallëzimit të situatës ushtarake në Lindjen e Mesme, gjendja e sigurisë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

Ministria i këshillon qytetarët shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajon deri në njoftim të dytë. Ata që ndodhen aty duhet:

  • Të tregojnë vigjilencë dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për sa kohë ato mbeten funksionale.
  • Të ndjekin informacionet përmes burimeve të besueshme dhe kanaleve zyrtare.
  • Të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale.
  • Të kenë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme.
  • Të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në rajon për ndihmë.

Nëse situata përkeqësohet, mund të mbyllen hapësirat ajrore dhe fluturimet mund të anullohen pa paralajmërim. Qytetarët këshillohen të kontaktojnë direkt kompanitë ajrore për informacion mbi fluturimet.

Autoritetet shqiptare janë duke monitoruar situatën dhe do të informojnë për çdo zhvillim të ri.