Shkarkimi i Ilir Prodës, i justifikuar publikisht përmes hedhjes së disa fishekzjarreve drejt ish-vilës së Enver Hoxhës nga protestuesit demokratë, kalon në një logjikë të çuditshme.

Nëse një incident i tillë mjafton për të hequr nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, atëherë Proda nuk i ka merituar akuzat për lidhje me krimin, shërbim ndaj krimit, apo mbrojtjen e personave të shpallur në kërkim nga SPAK.

Pra, ose je pjesë e krimit, ose je një polic që largohet pas gabimit të parë.