Procedura parlamentare për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e deputetes Belinda Balluku po shkon drejt limiteve kohore, ndërsa mazhoranca socialiste po vonon votimin, duke pretenduar se nuk ka ende një qëndrim politik.
Opozita kërkoi në seancën e së enjtes përfshirjen në rend të ditës të votimit të raportit të anëtarëve të saj në Këshillin e Mandateve, duke akuzuar mazhorancën se po tenton të dështojë procedurën dhe të shkelë afatin 3-mujor.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kërkesa është urgjente, pasi mbetet vetëm një javë për të konsideruar vendimin.
Nga ana tjetër, kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, tha se raporti i PS-së nuk është gati dhe vendimet merren kolegjialisht nga grupi, duke garantuar se votimi do të bëhet brenda afatit 3-mujor.






