Seanca plenare e planifikuar për ditën e nesërme pritet të shoqërohet edhe me një protestë të organizuar nga qytetarë përpara godinës së Kuvendit.
Sipas njoftimit të bërë nga organizatorët, grumbullimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa pjesëmarrësit janë ftuar të bashkohen për të shprehur publikisht qëndrimet dhe kërkesat e tyre.
Mbetet për t’u parë zhvillimi i protestës dhe masat që do të merren për mbarëvajtjen e saj gjatë kohës që në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare.






