Pas 6 muajsh në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ministrja Evis Sala foli për planet e saj, duke u fokusuar te sëmundjet onkologjike dhe një strukturim i ri spitalor që parashikon mbylljen e disa spitaleve.

Ajo nuk dha përgjigje për çështje të rëndësishme si pajisjet PET scan për kancerin e gjirit, trombektomia për ndërhyrjet e trurit, apo lista e re e barnave me rimbursim, ndërsa disa barna që më parë ishin falas tani paguhen nga pacientët.

Ministrja nuk sqaroi as fatin e koncesioneve të hemodializës dhe check-up, apo kontrollin e spitaleve private ku ka pasur mjekë të palicencuar dhe incidente fatale.

Ajo tha se qytetarët do të kenë akses në shëndetësinë publike falas.