Një konflikt që ka filluar në Turqi dyshohet të ketë qenë shkaku i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku mbeti i plagosur shtetasi turk Halil Uçar.
Mendohet se mes tyre kishte pasur një sherr disa ditë më parë dhe se të dy palët kishin vendosur ta sqarojnë situatën atë mbrëmje në një lokal.
I plagosuri është qëlluar me një plumb në shpatull, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori, gjithashtu shtetas turk, ka tentuar disa herë të qëllojë kundër tij, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi pistoleta e tij është bllokuar.
Një situatë mjaft e tensionuar që duket se ka degjeneruar në dhunë të papritur.






